Sulmohet ekipi i TCH në Qytetin Studenti

08/05/2011 12:00

Një incident i rëndë është shënuar në afërsi të Qytetit Studenti, në
Tiranë, në qendrën e votimit 1718 të njësisë numër 2, ku janë sulmuar
gazetari dhe operatori i Top Channel. (UPDATE)

Sipas burimeve në vendngjarje, gazetari Marin Mema dhe operatori Eno Çuçllari janë dhunuar nga disa persona, ndërkohë që kamera e Top Channel u sekuestrua.

Trupi i xhirimit të Top Channel ishte duke shkuar në qendrën e votimit të Qytetit Studenti, pas sinjalizimit të kapjes së dy personave me karta identiteti falso.

“Morëm informacion për kapjen e dy kartave false. Shkuam per te bere filmim dhe aty kemi hasur ne reagimin e 20-30 personave që na kanë sulmuar operatorin dhe i kanë marrë kamerën”, është shprehur Mema. Nderkohe disa ore me vone eshte gjetur kamera ne zoterimin e nje adoleshenti, qe sipas burimeve policore nuk ishte personi qe e sekuestroi ate. Qendra e votimit në këtë zonë ndodhet në një ambjent privat. Sipas gazetareve te Top Channel, ne zone shihet prania e agjenteve kriminale.

Ndërkohë grupi i xhirimit të Top Channel nuk lejohet të filmojë në qendrën 2300 në Elbasan.

Arrestohet agresori

Është ndaluar nga forcat e policisë personi që sulmoi grupin e xhirimit të Top Channel në Qytetin Studenti, në Tiranë.

Sipas informacioneve të fundit, personi i arrestuar quhet Agim Tocilla, i cili është dërguar në komisariat.

Gazetari i Top Channel, Marin Mema dhe operatori Eno Cucllari u dhunuan nga një grup personash, të cilët sekuestruan edhe kameran televizive.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA