Këto shenja të horoskopit duhet të përgatiten për një dhjetor bombastik
Mundoheni shumë, por nuk arrini kurrë të jeni të përpiktë. Gjithmonë jeni vonë në takimet tuaja dhe jeni persona që nuk e respektoni orarin.
Ja disa këshilla që iu ndihmojnë për tu shndërruar në një njeri të përpiktë:
Rregulli – Personat e çrregullt humbasin shumë kohë duke kërkuar orën, portofolin ose çelësat. Nëse je i rregullt do të kursesh shumë kohë.
Bëhu gati një ditë më parë – Nëse ke një takim shumë të rëndësishëm, bëj gati një ditë më parë veshjet dhe kështu nuk do të humbasësh fare kohë.
Ji pesimist – Nëse ke llogaritur se të duhen 30 minuta për të mbërritur në një destinacion, fillo të mendosh për “pengesa” të tilla si trafiku dhe nisu pak më herët.
Tregohu i vrazhdë – Nëse të ndalon në rrugë një shok dhe shikon se rrezikon të shkosh vonë në takim, mbyllni bashkëbisedimin sa më shpejt.
Mos u justifiko – Të shpikësh çdo herë një justifikim të ndryshëm për vonesën bën që të tjerët të mendojnë se je i padurueshëm. Tregohu i sinqertë, kërko falje dhe mos e përsërit më.
Top Channel