Rama: Votoni për të nesërmen

08/05/2011 10:25

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama kërkoi sot votimin e të gjithë
qytetarëve në Tiranë dhe anembanë Shqipërisë për të vendosur për të
ardhmen e tyre.

“Të mos votosh sot do të thotë të thellosh varfërinë, asnjë familje e zakonshme që do punë nuk duhet të rrijë pa votuar, asnjë polic, mësues e rrogëtar i shtetit duhet të votojë pa ngurrim. Presionet i ka marrë era, votën e keni në dorë ju dhe fshehtësia është e plotë”, tha Rama, pasi votoi në qendrën elektorale në shkollën “Pjetër Budi” në Tiranë, i shoqëruar nga gruaja Linda Rama, nëna, vëllai, djali dhe vajza e zonjës së tij.

Rama në deklaratën e tij, i lutet të gjithë votuesve që besojne te fuqia e votës të flasin sot me aktin e tyre si qytetarë të lirë për faturat e larta, cmimet skandaloze, gënjeshtrat e pafundme.

“Sot është dita të votoni për Tiranën dhe Shqipërinë që duam nesër. Asnjë votues nuk duhet të rrijë pa votuar sepse Tirana ka nevojë për votën e gjithësecilit”, tha Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA