Peshkopi, procesi vijon i qetë

08/05/2011 13:20

Në orën 7.00 të mëngjesit banorët e Peshkopisë janë drejtuar kutive të
votimit për të zgjedhur kryetarin e Bashkisë mes Ilir Krosit nga Aleanca
e për Qytetarin dhe Ilir Vraniçi nga Aleanca për të Ardhmen. Dyert e
qëndrave të votimit janë hapur pa ndonjë vonesë të theksuar.

Megjithatë procesi zgjedhor është shoqëruar me disa probleme gjatë votimit. Në komunën Arras është thyer një kuti votimi, ndërsa në fshatin Ushtelence janë ngatërruar kutitë e votimit.

Deri në mesditë raportohet se numri i votuesve në Peshkopi ka shkuar rreth  20%.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA