Kukan: Zgjedhjet, mundësi e madhe për Shqipërinë

08/05/2011 10:10

Zevendëspresidenti i Parlamentit Evropian Eduart Kukan deklaron se
zgjedhjet lokale 2011 janë një mundësi shumë e madhe për të ardhmen e
Shqipërisë.

“Zgjedhjet duhet të jenë të drejta dhe sipas standardave evropiane. Kjo është një mundësi e madhe që pas shumë kohësh Shqipëria të dërgojë një sinjal pozitiv”, tha Kukan, në një intervistë për Top Channel.

Zyrtari evropian theksoi se gjatë vëzhgimit të disa qendrave votimit, deri më tani konstaton se gjendja është e mirë dhe atmosfera është pozitive.

“Do të preferoja që të mos futem në debatet politike, por dua të theksoj se për të ardhmen e vendit këto janë të zgjedhje të rëndësishme që duhet të dalin mbi situatën politike”, tha Kukan.

Berisha: Politika të pranojë verdiktin e qytetarëve

PS: Kujdes me fletët e votimit

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA