Kodheli: Policia të bëjë detyrën

08/05/2011 14:30

Deputetja e PS-së, Mimi Kodheli ka bërë thirrje që të hiqet dorë nga
përpjekjet për manipulimin e zgjedhjeve dhe i ka bërë thirrje policisë
së shteti të bëjë detyrën.

Ajo dënoi dhunën e ushtruar ndaj gazetarit të Top Channel dhe bëri publike edhe emrin e dhunuesit.

“Komisionerët e PS-së janë të informuar zyrtarisht për këto përpjekje, ata që tentojnë të votojnë me identitet të rremë rrezikojnë deri në 5 vjet burg. Çdo komisioner të ruajë qetësinë dhe të zbatojë ligjin. Këtë duhet të bëjë edhe Policia e Shtetit e cila në disa raste ka lënë për të dëshiruar”, tha Kodheli.

“Ne jemi në kontroll të plotë të situatës dhe nëse policia nuk e ka ende emrin e dhunuesit të gazetarit ja japim ne, është Agim Tocilla”, theksoi deputetja socialiste.

Ajo ka bërë thirrje që të gjithë qytetarët të dalin të votojnë, duke kryer kështu edhe detyrën e tyre qytetare.

“Votoni, dilni nga shtëpitë pa e pritur momentin e fundit, duke respektuar veten, familjen dhe atdheun”, tha Kodheli.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA