Elbasan, probleme në Gurisht, nuk ka lista kandidatësh

08/05/2011 09:45

Në fshatin Gurisht të Elbasanit është bllokuar procesi i votimit sepse ende nuk kanë mbërritur listat e kandidateve.

Po ashtu sipas gazetarëve të Top Channel të dërguar në këtë qark, mësohet se probleme janë regjistruar në Papër e Godolesh për shkak të problemeve në shtypjen e fletëvotimeve.

Pritet që të mblidhet KZAZ-ja numër 14 për t’i dhënë zgjidhje problemit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA