Dade: Boja fshihet lehtësisht

08/05/2011 08:35

Deputetja socialiste Arta Dade ka denoncuar në Top Channel cilësinë e dobët të bojës me të cilën shenjohet gishti i votuesve që kanë votuar.

Ajo ka theksuar se me një leckë të njomë vetë deputetes i është fshirë lehtësisht boja, gjë që ka ndodhur edhe me qytetarët e tjerë në zona të ndryshme në kryeqytet.

“Më është fshirë boja me të cilën mu shënua gishti me letër të lagur normale. Është gishti i tretë që fshihet edhe nga votues të tjerë në qendra të ndryshme votimi”, tha Dade.

Ajo ka theksuar se këtë problem do ta raportojë edhe me OSBE-ODIHR-in.

“Do kontaktoj edhe me OSBE-ODIHR-in dhe është e papranueshme se përtej pretendimeve që ka KQZ, kemi një rast flagrant”, theksoi Dade.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA