Berisha: Politika të pranojë verdiktin e qytetarëve

08/05/2011 10:10

Kryeministri Sali Berisha pasi hodhi votën e tij në këto zgjedhje lokale
ftoi të gjithë zgjedhësit shqiptarë që të kryejnë qetësisht detyrën e
tyre si qytetarë, duke garantuar në emër të mazhorancës se do të
respektohet vota e tyre.

Duke shprehur kënaqësinë për ecurinë e deritanishme të procesit, Berisha kërkoi prej votuesve që ta konsiderojnë 8 majin si ditë feste.

“Përshëndes të gjithë zgjedhësit shqiptarë, i ftoj ata që të tregojnë përgjegjësi ndaj vetes, familjes, komunitetit, bashkisë dhe komunës, të votojnë për kandidatët e tyre”, tha Berisha.

Kryeministri i bëri apel të gjithë forcave politike që të kontribuojnë për një proces sa më normal dhe të pranojnë verdiktin e cdo vote të qytetarëve shqiptarë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA