Basha: Zgjedhje të qeta

08/05/2011 16:25

Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës Lulzim Basha u
bëri thirrje qytetarëve që të zhvillojnë zgjedhje të qeta dhe procesi të
vijojë pa probleme.

“Është një ditë e bukur, uroj të vijojë e qetë ashtu siç edhe ka nisur. I ftoj qytetarët të votojnë të qetë dhe të lirë” theksoi Basha në një prononcim për mediat. Basha votoi pranë cerdhes numër 13 në Tiranë, në njësinë numër 8.

Kandiati demokrat votoi i shoqëruar nga familja e tij,ndërsa bashkëshortja Aurela nuk ishte e pranishme, pasi ajo është një shtetase hollandeze prej disa vitesh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA