Kosovarët, weekend zgjedhor

07/05/2011 19:45

Pika e kalimit kufitar e Vermicës, këtë fundjavë ka pritur 30 përqind më shumë kalimtarë se gjatë javëve të kaluara.

Mbikëqyrësi i ndërrimit në këtë pikë kufitare Arbër Telaku shpjegon se nga data 29 prill deri më 7 maj në këtë vendkalim kufitar kanë hyrë 28 mijë e 189 shtetas kosovarë, rreth 12 mijë prej tyre vetëm të premten dhe mëngjesin e ditës së shtunë.

Vetëm të shtunën nga vendkalimi kufitar i Vërmicës deri në orën 12 kishin kaluar 3944 shtetas kosovarë, apo 30 përqind më shumë se javën e kaluar.

Vetë qytetarët shprehen se zgjedhjet e së dielës nuk janë pengesë për të kaluar fundjavën në qytetin bregdetar të Durrësit.

Autoritetet nuk i mohojnë informacionet se një nga arsyet e ardhjes këtë javë në Shqipëri mund të jetë edhe pjesëmarrja në zgjedhje të atyre që gëzojnë dyshtetësinë.

Në Vermicë mund të takosh kosovarë që nuk e fshehin dëshirën për të votuar.

Lidhur me këtë çështje në anën shqiptare të kufirit nuk pranuan të flasin. E vetmja gjë që u lejua të filmohet është tabela që uron mirëseardhje në shtetin shqiptar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA