Topi: Zgjedhjet lokale të respektojnë standardet
06/05/2011 13:10
Kreu i vendit, Bamir Topi deklaron se zgjedhjet vendore duhet të jenë të
suksesshme, të lira dhe sipas standardeve demokratike për të shënuar
kështu një hap cilësor në rrugën integruese të Shqipërisë.
Duke folur në një takim me kreun e delegacionit të BE-së në Tiranë, Etore Sekui, Topi theksoi se populli shqiptar aspiron për t’u bërë pjesë zyrtare e familjes së madhe evropiane.
Nga ana e tij, ambasadori Sekui nënvizoi rëndësinë e jashtëzakonshme që kanë zgjedhjet vendore të 8 majit për ecurinë e ardhshme integruese evropiane të vendit tonë.
Top Channel