Sukth, kandidati i pavarur nën hetim

06/05/2011 12:05

Ndërsa fushata ka hyrë në fundin e saj, ndaj kandidatit të pavarur për
bashkinë e Sukthit, Hysen Llaca, ka nisur një procedim penal që ka
zbardhur gjendjen gjyqësore të tij, si dhe ka vërtetuar përmes
ekspertizës grafike falsifikimin e disa deklaratave të përdorura për
pranimin e kandidaturës pranë KZAZ-së.

Në një shkresë zyrtare, prokuroria e rrethit të Durrësit ka vënë në dijeni KZAZ-në numër 9 se mbi bazën e denoncimit të Partisë Socialiste ka nisur procedimin penal për falsifikim dokumentash dhe nga kryerja e hetimeve ka rezultuar se përvec falsifikimit të disa deklaratave, kandidati Hysen Llaca po vuan dënimin e formës së prerë të dhënë nga Apeli i Durrësit, pasi është gjetur fajtor për shpërdorim detyre në vitin 2008.

Në shkresën e vetë, prokurori Altin Binaj e fton KZAZ-në të bëjë verifikimet përkatese dhe të marrë masat e nevojshme administrative.

Hysen Llaci ka drejtuar bashkinë e Sukthit dy mandatet e shkuara nën siglën e Partisë Socialiste dhe tani kandidon si i pavarur, duke kërcënuar të dëmtojë votën e së majtës në këtë zonë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA