Nje prej imazheve më interesante të dasmës mes princit William dhe të
zgjedhurës së tij Kate Middleton është fundshpina e shoqërueses së nuses
Pippa Middleton.
Pas princeshës Kate është pikërisht motra e saj Pippa, ajo që tërhoqi vëmendjen e dy miliardë spektatorëve në mbarë botën për shkak të fizikut të saj gati perfekt.
Pak minuta pas shfaqjes së saj në ekran, nëpër të gjitha rrjetet sociale flitej për fundshpinën e motrës së princeshës.
Po si ka arritur Pippa që të ketë një fizik të tillë?
Cornel Chin, eksperti fitnes i personazheve VIP dhe aktualisht trajnues i disa anëtarëve të familjes mbretërore, ka deklaruar se për të patur një funshpinë të bukur, fillimisht është cështje gjenetike. Mjafton të shohësh Carolën, nënën e vajzave për të kuptuar me lehtësi që pasardhëset e saj nuk kishin pse të ishin të shëndosha.
Por vec asaj që ka dhuruar Zoti, duhet edhe vullneti për të mbajtur trupin në formë, duke u ushtruar në mënyrë të përditshme.
“Pippa luan shumë tenis, që është një sport shumë i mirë për të tonifikuar fundshpinën sepse ka shumë sprinte para dhe prapa. Noti, sidomos ai stil i lirë është shumë efikas”, thotë Chin.
Eksperti këshillon edhe ndjekjen e një diete lineare dhe tepër të kujdesshme.
Top Channel