Avionët do fluturojnë me yndyrë pule
06/05/2011 14:30
Për të fluturuar nuk fluturon, por ka krahë. Ndërsa avionët kanë krahë
dhe fluturojnë. Deri më sot ishin këto pikat e vetme të kontaktit mes
pulave dhe avionëve.
Por tani ka edhe një tjetër, avionët do të fluturojnë me një biokarburant që do të prodhohet nga yndyra e pulës.
E thënë kështu duket si një nga shpikjet absurde të Arkimedit, që financohet nga personazhi i animuar Xhaxha Patoku që nuk d’i c’të bëjë me paratë.
Por eksperimenti është kryer me të vërtetë dhe ka një sponsor prestigjoz: NASA-n.
Top Channel