Zgjedhjet, Moisiu: Vëzhgim korrekt

04/05/2011 15:30

Të njëjtët persona, të njëjtat mesazhe paqeje për respektimin e ligjit.
Por asnjëherë kjo nuk është mjaftueshëm, sidomos kur incidentet e
fushatës kanë vazhduar parreshtur gjatë javëve të fundit. (UPDATE)

Klubi i ish-presidentëve Moisiu dhe Meidani, i quajtur ndryshe Forumi Civil kërkoi që kësaj here vëzhguesit vendorë të vënë gishtin mbi atë që do të prishë zgjedhjet.

“Vëzhguesit ndërkombëtarë kanë dhënë konkluzione për fat të mjegullta, si përshembull këto zgjedhje janë më mirë se në të kalurën por ende nuk janë arritur standartet e të tjera shprehje të këtij karakteri, që për ne janë shumë të njohura. Këto lloj shprehje më shumë i kanë dhënë zjarr debateve politike, sesa kanë ndihmuar për të sqaruar drejt dhe me përgjegjësi se kush ka shkelur ligjin, kush ka shkelur rregullat dhe sa”, tha Moisiu.

Ish-Presidenti Moisiu u shpreh për rëndësinë që ka ndërshmëria e numërimit të votës. Ai tha se nëse qytetarët do të shohin se vota e tyre nuk shkon atje ku ata e kanë dhënë, kjo do të shkaktojë pakënaqësi. Ambasadori i OSBE Wollfarth tha se rëndësi ka që edhe kontestimet të bëhen brenda kuadrit ligjor.

“Mendoj se i gjithë procesi duhet të zhvillohet në përputhje me shtetin e së drejtës dhe ligjin dhe nuk do të ketë asnjë ndërprerje të këtij procesi. Ajo që është shumë e rëndësishme është që të mos pengohet e drejta e qytetarëve për të votuar. Politikanët, kandidatët, duhet t’i pranojnë rezultatet. Cdo përpjekje për të zgjidhur konfliktet jashtë kuadrit ligjor, pra mospranimi i rezultateve, është një cënim i demokracisë. Kjo nuk është e pranueshme dhe sigurisht që nuk do ta ndihmojë Shqipërinë në rrugën e saj të integrimit europian”, tha Wollfarth.

Zgjedhjet do të vëzhgohen nga disa dhjetra vëzhgues ndërkombëtarë në kuadër të misionit vëzhgues të OSBE/ODIHR-it.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA