Projektligji i Ministrisë së Financave për të hequr taksën doganore për veshjet që vijnë nga Bashkimi Europian duket se do të jetë një projekt vetëm në letër.
“Shqip” mëson se ministria e ka tërhequr projektligjin për shkak të disa paqartësive. Ideja ishte që të gjitha veshjet e gatshme të futeshin në tregun vendas pa tarifë doganore, që sot aplikohet në shkallën 10 për qind.
Heqja e kësaj takse padyshim që do të ulte çmimet e veshjeve në treg, por nga ana tjetër, buxheti i shtetit humbiste rreth 1 miliardë lekë. Heqja e taksës prekte edhe disa lëndë të para për prodhimin e veshjeve. Duket se kushtet e MSA-së kanë detyruar autoritetet shqiptare të tërhiqeshin nga plani.
Kërkesa për heqjen e taksës doganore për veshjet e gatshme, si të rejat, ashtu dhe për të përdorurat, kishte ardhur nga një grup biznesmenësh.
Zyrtarë nga ministria deklarojnë se pasi u konsultuan edhe një herë më legjislacionin, kuptuan që nuk ishte koha e duhur për eliminimin e tarifës.
Top Channel