Vendi ku ndalohet rripi i sigurimit

04/05/2011 13:30

Përdorimi i rripit të sigurimit është i detyruar pothuajse në çdo vend të botës, por çuditërisht ka ende vende ku përdorimi i tij nuk është i detyrueshëm, madje është i ndaluar!

Nuk bëhet fjalë për ndonjë republikë të pazhvilluar që nuk interesohet për sigurinë rrugore të qytetarëve të saj, përkundrazi. Për të rritur sigurinë e shoferëve, në një rrugë të ngrirë të Estonisë që lidh ishullin Hiuma me pjesën tjetër të vendit, është e ndaluar kategorikisht përdorimi i kësaj mase sigurie.

Bëhet fjalë për një rrugë të ngrirë që gjatë verës mund të përshkohet me traget ose avion ndërsa në dimër, kur deti ngrin, mund të udhëtohet edhe me makinë.

Nëse një makinë kalon mbi një pjesë akulli jo shumë të fortë mund të bjerë në det dhe rripi i sigurimit do të ishte pengesë në këtë rast.

Gjithashtu, nuk lejohet që në këtë rrugë të lëvizet me 25-40 km/h sepse kjo shpejtësi bën që gomat t’i përcjellin “asfaltit” vibracione që do të rrezikonin çarjen e tij.

Shpejtësia e rekomanduar në këtë rrugë të veçantë është 70 km/h.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA