Shpërthimi te cadra e PS, Policia publikon ekspertimin
04/05/2011 14:30
Drejtoria e Policise së Qarkut Tiranë ka bërë publik me anë të një
komunikimi për mediat aktin e Ekspertimit mbi shpërthimin e kontenierit
të mbeturinave tek lulishtja e “Vëllezërve Frashëri”, në afërsi të
tendës elektorale të Partisë Socialiste.
Ne perfundim te ktij akti thuhet se, shperthimi konsiderohet i lehte.
Sipas eksperteve u shkaktuar nga shperthimi i nje shashke, fuqia e se ciles eshte shtuar, nga shpërthimi i gazit qe pati nje bombul petrogazi, plus barutin e fishekzjarrit dhe gazin shpërthyes brenda kazanit, qe e çlirojne mbeturinat e ndryshme.
Top Channel