Richie Sambora, sërish në rehabilitim
04/05/2011 12:20
Richie Sambora, kitarristi i Bon Jovi, do të rikthehet sërish në një qendër rehabilitimi për shkak të problemeve të tij me alkoolin.
Muzikanti ka qenë më parë i shtruar në një klinikë rehabilitimi pas divorcit me aktoren Heather Locklear.
Sipas radaronline.com, kitarristi e ka shkelur paksa me pijen kohët e fundit dhe turi i grupit të tij i ka shkaktuar gjithashtu shumë lodhje.
Nuk dihet ende se si do e përballojë Bon Jovi mungesën e kitarristit duke marrë parasysh se banda ka shumë impenjime në muajt e ardhshëm.
Top Channel