Rama: Zgjedhjet i kemi të fituara

04/05/2011 18:45

Kryetari i opozitës, Edi Rama ka deklaruar se fitorja e së majtës në zgjedhjet lokale të 8 majit është tashmë një fakt i kryer.

Duke folur në një intervistë për VOA, Rama është shprehur se humbja e PS është e mundur vetëm nëse përsëritet 28 qershori.

“Jemi të bindur për fitoren. PS i ka fituar zgjedhjet e tetë majit, vetëm nëse nuk ndodh ndonjë deformim i votës”, ka deklaruar Rama.

Kryetari i bashkisë së Tiranës, i cili garon për mandatin e katërt në krye të këtij institucioni, ka nënvizuar se bindja e tij bazohet tek “keqqeverisja” e mazhorancës.

“Kudo ku Saliu ka qeverisur pushtetin vendor kemi një katrahurë sociale dhe ekonomike. Ndërsa programet tona janë garanci për një zhvillim”, ka theksuar ai.

Top Channel