Një nga anëtaret e Shtabit Socialist të kandidatit Vangjush Dako, djali i
Mjeshtrit te Shahut Fatos Muça është plagosur rëndë me thikë mesnatën e
kaluar, ndërsa shërbimet e policisë kanë arrestuar disa orë më vonë
shtetasin Ergest Ferhati 23 vjec.(UPDATE)
Ndaj tij eshte ngritur akuza e plagosjes se rende me dashje nderkohe qe gjithcka ndodhi ne nje lokal prane shetitores bregdetare, gjate nje sherri mes 33-vjeccarit te plagosur dhe te arrestuarit.
Motiv i sherrit kane qene perplasjet e natyres politike, pjese e nje tensioni te pergjithshem qe ekziston ne qytet ne keto dite te fundit te fushates elektorale.
I demtuari qe ka qene ne gjendje te dehur ne castin e ngjarjes ndodhet ne spital me tre plage te marra ne trup, por mjeket bejne te ditur se ai ndodhet jashte rrezikut per jeten.
Top Channel