Mitingjet përmbyllëse, kufizime qarkullimi në Tiranë
04/05/2011 11:45
Policia e Tiranës bën të ditur se do të ketë kufizim të trafikut nga
data 5 maj për shkak të mitingjeve përmbyllëse të partive politike në
kuadër të fushatës për zgjedhjet lokale të 8 majit.
Në një njoftim të saj policia e kryeqytetit sqaron se kufizime të qarkullimit të automjeteve do të ketë në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit” dhe në sheshin “Nënë Tereza”.
Ndërkohë policia e Shtetit po merr masa të vazhdueshme që 8 maji dhe ditët pas zgjedhjeve situata të jetë nën kontroll që procesi të shkojë i qetë dhe pa probleme.
Top Channel