Pesë vjet pas krimit të tmerrshëm, ku një cift në Kozarë të Kucovës, u
masakrua së bashku me djalin vetëm dy vjec, Gjykata Kushtetuese
shfuqizon të gjitha vendimet e gjyqësorit që shpallen fajtor dhe dënuan
me burgim të përjetshëm për këtë ngjarje makabre Luan Marën.
I akuzuari, e njekohesisht vëllai i njërës prej viktimave Shpëtim Marës, rikthehet kështu per rigjykim ne Gjykaten e Shkalles se Pare ne Berat. Gjykata Kushtetuese vendosi njezeri per rikthimin e ceshtjes per gjykim themeli, duke argumentuar se menyra e marrjes se provave ka rendesi thelbesore per zhvillimin e drejte te procesit penal.
Gjykata Kushtetuese veren se ndonese te ndodhura para pretendimeve dhe dyshimeve serioze e faktike per ligjshmerine e marrjes ne pyetje te kerkuesit, gjykatat e juridiksionit te zakonshem nuk kane ndermarre hapat e nevojshme dhe te domosdoshme thote Gjykata Kushtetuese per te kerkuar deri ne fund te gjitha rrethanat e ceshtjes. Gjykata Kushtetuese vlereson se ne ceshtjen ne shqyrtim verehen dyshime serioze per kushtetet dhe rrethanat ne te cilat i pandehuri ka pranuar fajesine, pasi thote gjykata jo vetem qe ka dyshime serioze se ndaj kerkuesit eshte ushtruar dhune per te marre pohimin e tij, po pretendohet se i ndaluari eshte detyruar te deshmoje kunder vetvetes.
Gjykata Kushtetuese konstaton se sipas akt-ekspertimit mjeko- ligjor te kryer me kerkese te prokurorit , tek i ndaluari Luan Mara jane verejtur ekimoza ne nofull dhe ne shputat e kembeve. Avokati Alban Bengasi thote per Top Channel se sipas provave per ngjarjen qe mori emrin ‘masakra e Kozares’ nuk eshte Luan Mara autor i krimit, por nje person tjeter.
Gjykata Kushtetuese shprehet ne vendimin e saj se qe te kete nje denim penal duhet patjeter te zbardhen te gjitha elementet e vepres penale. Gjykata Kushtetuese konsideron te pavlefshme per rihapjen e procesit nga fillimi dy provat kryesore te prokurorise, pohimin e krimit nga Luan Mara dhe nje eksperiment te kryer ne vendngjarje mbi skemen se si ishin qelluar viktimat.
Ne 9 shkurt 2006 ne banesen e tyre u gjeten te pajete Shpetim Mara, i cili sapo ishte kthyer nga Greqia, bashkeshortja e tij Florie Mara dhe djali i tyre vetem dy vjec Artioli. Kjo eshte nje nga ngjarjet me makabre te ndodhura ne vendin tone.
Top Channel