Lezhë, sulmohet kandidati i PS-së
04/05/2011 01:10
Kandidati i opozitës në Komunën Blinisht të Lezhës, Zef Hila është sulmuar fizikisht nga një grup personash, mes të cilëve edhe nga rivali i tij demokrat në këtë zon, Jak Zhuba.
Hila ka përfunduar në spitalin e Lezhës me dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit së bashku me një tejtër person që e shoqëronte gjatë momenteve kur është goditur, sic thotë vetë ai, nga të paktën 10 persona.
Deputeti i Partisë Socialiste, Gjovalin Kadeli e cilësoi sulmin fizik ndaj kandidatit të opozitës si të parapërgatitur dhe të frymëzuar sipas tij nga kryeministri Berisha.
Top Channel