Gjirokastër, shembet shtepia muzeale

04/05/2011 12:00

Catia e një godine në pjesën muzeale të qytetit të Gjirokastrës është rrëzuar duke u gdhire dita e martë.

Godina eshte restauruar vetem pak kohe me pare ne fasaden e saj por pavaresisht investimit ajo eshte shembur, ndersa eshte nje nga me te dukshmet ne pjesen e zones muzeale te frekuentuar cdo dite nga mijera turiste. Zyrtarisht thuhet se jane reshjet e shiut qe shkaterruan godinen e sapo restauruar ne fasaden e saj.

Sipas Drejtorit te Monumenteve, Spartak Drasa pritej që kjo godine shume shpejt t’i nenshtrohej  restaurimit.Të gjendur në këto kushte ndërhyrja e planifikuar të fillonte në vitin 2012 duhet përshpejtuar  per shkak te pozicionit të godinës në Pazarin karakteristik të Gjirokastrës zonë e përshkuar cdo ditë nga qindra kalimtare dhe turiste vendas e te huaj.

Per qytetin e Gjirokastres jane dhene shume fonde nje pjese e te cilave te perdorura per restaurimin e fasadave dhe ndryshimin e dritareve te disa banesave por pavaresisht investimeve te kryera vlerat e medha historike po shkaterrohen. Qyteti i Gjirokastres hyri ne UNESCO ne vitin 2005. Që prej asaj kohe ai ka perfituar nga qeveria shqiptare nje radhë investimesh restauruese, ku pervec banesave te njohura karateristike nderhyrje te konsiderueshme jane kryer ne pazarin mbi 300 vjecar, megjithatë shumica e godinave të restauruara nuk kanë mundur të rijetëzohen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA