Elbasan, vijon “beteja” e flamujve

04/05/2011 19:50

Incidentet e fushatës elektorale nuk mungojnë edhe në Elbasan. Në lagjen “Partizani” mbrëmjen e së martës janë djegur flamujt e Partisë Demokratike.

Sipas kryetarit të Partisë Demokratike në Elbasan, Luçiano Boçi  djegia e flamujve është bërë nga eksponentë ose militantët të Partisë Socialiste.

“Kjo është një ngjarje e zakonshme, pasi PS ka aplikuar një terror psikologjik duke djegur flamuj dhe duke kërcënuar me telefonata. Kjo është një strategji për të prishur imazhin e zgjedhjeve. E kanë zbatuar atë në vitin 2009 dhe vazhdojnë ta zbatojnë edhe sot”, ka deklaruar Boçi.

Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i Partisë Socialiste, ku sipas tyre në djegien e flamujve nuk kanë dorë militantet e saj.

Top Channel