Berisha: Shkodra, shkollë e qytetarisë

04/05/2011 15:10

Në takimin përmbylles elektoral në Shkodër, ku rikandidon për një mandat
të dyte, Lorenc Luka, premtimet nuk zunë një vend aq të rëndësishëm sa
shprehja e nderimit dhe mirënjohjes së kryeministrit Sali Berisha për
qytetarët shkodranë.

Qyteti bastion i demokrateve, me i madhi ne veriun e vendit dhe banoret e tij, u cilesuan nga kryeministri Berisha si qytetaret e fitores, qe ne cdo kohe i qendruan besnike vlerave te qyteterimit perendimor dhe qe kurre nuk gabuan me voten e tyre. Perkundrazi, ne rrugen drejt ndertimit te vendit, kryeministri pranoi se jane bere gabime, por qe sipas tij, gjejne sherimin tek besimi i shqiptareve per reformat e qeverise se tij.

“Se persa kohe t’i besoni Partise Demokratike, kjo parti, kjo qeveri, cdo dite do t’i shtroje vetes pyetjen cfare te beje me shume per qytetaret e Shkodres dhe qytetaret e Shqiperise, te bindur, sesa do qe ne te bejme, nuk arrijme dot kurre te bejme ate qe ju beni per Shkodren dhe Shqiperine. Ne jemi te bindur se ne rrugen tone bejme gabime, se ne rrugen tone ka edhe te meta. Por ka nje gje qe ne nuk gabojme kurre. Ne nuk gabojme kurre tek forca, energjite, perkushtimi, dinjiteti ndershmeria juaj”, tha Berisha.

72 ore para mbylljes se fushates elektorale, kryeministri Berisha ndau me shkodranet besimin e tij se 8 maji do te shenoje jo vetem nje fitore plebishitare te Partise Demokratike dhe kandidateve te saj, por edhe nje feste per demokracine shqiptare.

“Ne qe shembem Murin e Berlinit, ne qe anetaresuam Shqiperine ne NATO, ne qe hoqem vizat dhe levizim te lire, nuk ka mur qe nuk shembim, ne ecim te sigurte ne rrugen tone drejt integrimit te Shqiperise ne Europe. Me 8 Maj Shkodra, Shqiperia do te votoje blu, do te votoje Europe”, tha Berisha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA