Barcelona-Man. United finalja e madhe

04/05/2011 22:40

Në Old Trafford s’ka surpriza. Barcelona-Manchester United është finalja e madhe e Ligës së Kampioneve, një përplasje kjo që na kujton finalen e 2008/2009 në Olimpiko të Romës, ku katalanasit dolën triumfues.

Normal
0

false
false
false

MicrosoftInternetExplorer4

/* Style Definitions */
table.MsoNormalTable
{mso-style-name:”Table Normal”;
mso-tstyle-rowband-size:0;
mso-tstyle-colband-size:0;
mso-style-noshow:yes;
mso-style-parent:””;
mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt;
mso-para-margin:0in;
mso-para-margin-bottom:.0001pt;
mso-pagination:widow-orphan;
font-size:10.0pt;
font-family:”Times New Roman”;
mso-ansi-language:#0400;
mso-fareast-language:#0400;
mso-bidi-language:#0400;}

Ashtu sic edhe pritej, skuadra e Sir Alex Ferguson ka eleminuar Schalke 04. Anglezët fituan edhe në ndeshjen e dytë ndaj skuadrës gjermane, këtë herë me rezultat edhe më të thellë, 4-1.

Siparin e golave e ngriti Valencia që në minutën e 26 të takimit. 5 minuta më vonë Darren Gibson dyfishon. Schalke shënon dhe mban gjallë shpresat për mrekullinë në minutën e 35 të takimit me anë të Jurados. Rezultati 2-1 për vendasit mbyll pjesën e parë të takimit.

Në fraksionin e dytë Schalke mundohet të sulmojë më shumë, por epërsia në fushën e lojës anon nga Manchester United, që në minutën e 72 gjen golin e tretë me Anderson. 4 minuta më vonë, Anderson shënon golin e 4 për skuadrën e tij dhe të dytin personal në këtë takim.

Finalja e madhe e Ligës së Kampioneve do të luhet në Wembley më 28 Maj.

Top Channel