1000 banesa të reja sociale

04/05/2011 15:40

Kanë perfunduar dhe janë gati, 385 apartamente në banesat sociale ku do
të strehohen familje të pastreha, kryesisht ato në nevoje por që janë
mbajtur peng nga Këshilli Bashkiak. (UPDATE)

Nderkohe sipas Rames ne mandatin e ardhshem do te ndertohen 1000 apartamente te tjera sipas nje politike te integruar te bashkise se Tiranes per strehuar familjet ne nevoje .

“Do te kemi nje politike strehimi ku njerezve në nevojë, atyre që kërkojnë një strehë dhe e kanë të pamundur ta paguajnë, do t’u mbulohet 50 përqind e qirasë ose t’u jepen kredi me interes të ulët për ta patur apartamentin në një kohë të arsyeshme”, tha Rama.
 
Rama ka shpjeguar qendren scociale ndertuar ne kete kompleks, duke theksuar ndërtimin e hapësirave publike, kopshtin, cerdhen, hapësirat e gjelbërta apo edhe Shtëpinë e Librit. Katet e pare te banesave sociale do te sherbejnë per te nxitur punësimin e  te rinjve.

“Katet e para janë hapësira sipërmarrjeje, të cilat do t’i vihen ne dispozion të rejave dhe te rinjve. Ata që do të pikasen do t’u jepet një kredi për të hapur një biznes”, tha Rama.

Pasi ka marre falenderimet e banoreve, te cilet presin te hyjne ne apartamentet e tyre, Rama u ben thirrje qe ne 8 maj te zhbllokojne Keshillin Bashkiak qe eshte bere pengese per te vonuar strehimin e tyre.

“Me 8 maj me votë Tirana do të clirohet nga kthetrat e një Këshilli Bashkiak që është përpjekur t’i mbysë. Të gjitha familjet e pastreha kanë këtu provën se shpresa për një banesë është një ëndërr e realizueshme. Tirana, falë politikanve te punësimit dhe zhvillimit, 60 përqind e familjeve do të kenë mundësi ta blejnë vetë një shtëpi”, tha Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA