Vlorë, plagoset me armë i riu

03/05/2011 20:40

Një sherr banal mes dy të rinjsh në qytetin e Vlorës ka çuar në plagosjen e rëndë të njerit prej tyre. (UPDATE)

Gleridian Mati, 24 vjeç, është plagosur nga bashkëmoshatari i tij Erjon Çapaj.

Dy të rinjtë mësohet se kanë nisur të konfliktohen për shkak të tabelave përkatëse të reklamave të dyqaneve të tyre.

Vetëm pak minuta më pas Çapaj ka nxjerrë pistoletën duke qëlluar me katër plumba në pjesët e poshtme të trupit Gleridian Matin.

24 vjeçari ka qendruar i shtrirë për disa çaste duke dhënë përshtypjen se kishte vdekur, por më pas ai është transportuar me urgjencë në gjendje të rëndë në spitalin e qytetit të Vlorës.

Në vendngjarje rreth 150 metra nga Sheshi i Flamurit ku vetëm 10 minuta më parë ishte zhvilluar mitingu i Partisë Demokratike kanë mbërritur forca të shumta të policisë së shtetit të cilat bën të mundur edhe arrestimin e Erjon Çapajt.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA