Vijon sulmi informatik ndaj “Playstation”

03/05/2011 11:40

Kompania japoneze “Sony” ka paralajmëruar se rreth 25 milionë përdorues
të tjerë të sistemit të saj të lojrave mund të bien pre e sulmeve të
hakersave, të cilët mund të zbulojnë të dhënat e tyre personale.

Ditën e hënë ishte radha e shërbimit të Sony Online Entertainment, SOE, që të binte offline pas një ndërhyrjeje në sistemin e sigurisë.

Kompania tha se cështja e të dhënave të përdoruesve lidhet në mënyrë të qartë me problemin e SOE dhe është nën hetim.

Javën e kaluar, “Sony” pranoi se të dhënat personale të 77 milionë përdoruesve të “Playstation” mund të jenë vjedhur nga piratët informatikë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA