Time, numri ardhshëm posacërisht për Bin Laden

03/05/2011 01:10

Numrin e ardhshëm, revista prestigjoze amerikan do t’ia kushtojë tërësisht Osama Bin Laden.

Time njoftoi se me 68 faqe në numrin e ardhshëm do të pasqyrojë jetën e personit që deri më 2 maj ishte në majë të listës së më të kërkuarave nga Shtetet e Bashkuara.

Në kopertinë do të vendoset fotoja e Bin Ladenit, së cilës përsipër i është vendosur një kryq, ashtu sikundër revista prestigjoze ka vepruar edhe në kaluarën, më 7 Maj 1945 pas vdekjes së Adolf Hitlerit, 21 Prill 2003 pas varjes së Sadam Husein dhe 19 Gusht 2006 pas vdekjes së Abu Musab al Zarkaui.

Top Channel