Kathryn Bigelow nuk do të heqë dorë nga filmi mbi gjuetinë ndaj Osama Bin Laden, por i duhet të rishkruajë fundin pas eleminimit të liderit të Al Kaedës.
Lajmin e ka bërë të ditur revista e specializuar amerikane “Variety”. Regjisorja amerikane, fituese e çmimit “Oscar” vitin e shkuar me “The Hurt Locker”, ishte duke punuar mbi filmin së bashku me skenografin Mark Boal.
Synimi ishte realizimi i një trilleri gjysmë-dokumentar me titull të përkohshëm “Kill Bin Laden”, me protagonist një skuadër të forcave speciale të impenjuara në kërkimin e Osamas.
Duhej të ishte një projekt i vogël që duhet të paraprinte “Triple Frontier”, gjithnjë me Bigelow pas makinës regjistruese. Por ndodhitë e fundit mund të ndryshojnë thellëisht planet e prodhimit, duke shfytëzuar lajmin mbi vdekjen e Bin Laden.
Top Channel