Mourinho sheh ndeshjen nga hoteli

03/05/2011 19:35

Real Madrid ka mbërritur në Camp Nou, stadiumin ku do të luajë ndeshjen e kthimit për gjysmëfinalen e Ligës së Kampioneve ndaj Barcelonës, pa trajnerin Jose Mourinho.

Tekniku portugez nuk ka hipur në autobus së bashku me ekipin, por ka qëndruar në hotel nga ku do të shohë ndeshjen.

Në rast se Mourinho do të vendosë të shkojë në stadium do të vendoset në një zonë private të stadiumit ku një delegat i UEFA-s do ta ketë nën vëzhgim në mënyrë që trajneri mos të komunikojë me stolin.

Top Channel