Një sasi tritoli ka shpërthyer në një qendër tregtare në qytetin e Lezhës.
Ngjarja ndodhi rreth orës 4 të mëngjesit të sotëm, kur sasia e eksplozivit e vendosur në pjesën e sipërme të qendrës tregtare pranë një reklame ka dëmtuar rëndë tavanin e saj, si dhe ka dëmtuar edhe dritaren e një pallati përballë.
Pas shpërthimit banorët e alarmuar kanë lënë shtëpitë, ndërsa policia mbërriti në vendin e ngjarjes. Qendra tregtare ishte inauguruar pak ditë më parë.
Policia, që po heton në vendin e ngjarjes, ende nuk ka një motiv përfundimtar në lidhje me këtë shpërthim që shkaktoi vetëm dëme të konsiderueshme materiale.
Megjithatë, një nga pistat që po hetohet me shpejtësi është konkurrenca. Qendra tregtare kishte vetëm pak ditë që ishte hapur në qytetin e Lezhës.
Top Channel