Barca-Real, 2 mijë agjentë për sigurinë

03/05/2011 14:00

Dy mijë agjentë të policisë katalanase do të kujdesen mbrëmjen e sotme
për sigurinë gjatë ndeshjes së kthimit të Champions League,
Barcellona-Real Madrid.

Pas incidenteve dhe polemikave të ndeshjes së parë, e dyta është cilësuar si “e rrezikut të lartë” nga ministri i Brendshëm katalanas, Felip Puig.

Tekniku i Real, Jose Mourinho, i përjashtuar në Madrid javën e kaluar, sot është i skualifikuar dhe do ta ndjekë ndeshjen nga një vend privat ku mund të garantohet siguria e tij.

Top Channel