NBA, fitojnë Memphis dhe Miami

02/05/2011 09:45

Dwayne Wade ka udhëhequr Miami Heat drejt fitores 99-90 ndaj Boston Celtics në gjysmëfinalen e parë të Playoff-it në Konferencën e Lindjes.

Wade ka mbyllur ndeshjen me 38 pikë dhe 5 assist duke qenë më i miri në ndeshjen e zhvilluar në Miami. Nga ana tjetër, Ray Allen me 25 pikë ishte më i miri për Boston.

Miami udhëheq serinë 1-0.

Pasi eleminuan San Antonio Spurs, Memphis Grizzlies kanë mundur në gjysmëfinalen e parë të Playoff në Konferencën e Perëndimit ekipin e Kevin Durant, Oklahoma City Thunders.

101-114 rezultati i takimit të zhvilluar në Oklahoma dhe Memphis udhëheq serinë 1-0.

Zach Randolph me 34 pikë e 10 topa në tabelë ishte lojtari që udhëhoqi Memphis drejt fitores.

33 pikë dhe 11 topa në tabelë për Kevin Durant, por që nuk mjaftuan për të ndaluar Memphis.

Top Channel