Cila është e ardhmja e Al Kaedës

02/05/2011 16:15

Vrasja e liderit të Al Kaedës, Osama bin Laden përbën një goditje të rëndë për organizatën, por analisti Ahmed Rashid thotë se natyra e decentralizuar e saj bën të mendosh se organizata është në gjendje të kryejë një seri sulmesh të tjera.

Festime dhe gëzime ka pasur në SHBA dhe kudo në Perëndim, por kryeqytetet nëpër botë kanë filluar të shqyrtojnë rrezikun e një hakmarrjeje për vrasjen e sheikut të terrorit.

Qindra aspirantë për xhihadistë do të mbajnë zi dhe do të betohen me jetën e tyre për hakmarrjen e vdekjes së tij në duart e grupit të përbashkët amerikano-pakistanez, në qytetin e Abotabadit.

Në të njëjtën kohë, rrjeti terrorist ka lëvizur me kalimin e viteve nga një hierarki e konsoliduar, që rekrutonte, stërviste dhe urdhëronte, në dicka më të cliruar dhe më amorfe.

Filozofia – Filozofia e sotme e Al Kaedës është “një njeri, një bombë”. Asaj nuk i duhet një tjetër 11 shtator për të lënë firmën e saj.

Celulat e fjetura
– Në ditët e sotme, cdo vend evropian ka një celulë të Al Kaedës. Qindra myslimanë me pasaportë evropiane kanë udhëtuar në zonat tribale të Pakistanit për t’u stërvitur dhe më pas janë kthyer sërish në Evropë.

Rreziku i Azisë së Jugut – Afganistani, Pakistani dhe India janë gjithashtu të rrezikuar jashtëzakonisht nga sulmet e organizuara. Ashtu si dhe në të kaluarën, influenca e Al Kaedës në radhët e xhihadistëve të devotshëm, si grupi Hakani, është ende e fuqishme.

Top Channel