CAIR: SHBA, jo në luftë me Islamin

02/05/2011 09:00

Këshilli për Marrëdhëniet amerikano-Islamike CAIR, një organizatë për
mbrojtjen e të drejtave të myslimanëve kanë lëshuar një deklaratë
mëngjesin e së hënës, duke përshëndetur vrasjen e kreut të Al Kaedës,
Osama bin Laden.

“Ashtu sikurse kemi deklaruar vazhdimisht që prej 11 shtatorit të vitit 2001, Bin Laden nuk ka përfaqësuar asnjëherë myslimanët”, thuhet në deklaratë.

Po ashtu organizata ka përsëritur deklaratën e dhënë nga presidenti Obama se Shtetet e Bashkuara nuk kanë qenë dhe nuk janë në luftë me islamin.

Ndërkohë selitë dilomatike në të gjithë botën janë vendosur në gatishmëri të lartë pas lajmit për vdekjen e Bin Ladenit.

Departamenti i Shtetit, sipas një zyrtari të lartë ka lëshuar apel për kujdes për të gjithë shtetasit e tij. Gjithashtu është rritur niveli i gatishmërisë për shkak se mbështetësit e Al Kaedës mund të hakmerren ndaj qytetarëve amerikanë apo institucioneve të SHBA.

Top Channel