Protestat studentore në Francë, Analiza e Fox News: Pas tyre fshihet rrjet ndërkombëtar komunistësh, sindikatash dhe organizatash që propagandon trazirat
Autoritetet britanike kanë bërë thirrje për kujdes dhe vigjilencë pas vdekjes së liderit të Al Kaedës, Osama Bin Laden, duke u kërkuar ambasadave në mbarë botën që të rishikojnë masat e sigurisë.
Bin Laden, që ka pohuar se ka qenë organizatori i sulmeve të 11 shtatorit dhe atyre të 7 korrikut 2005 në Londër, u vra nga forcat speciale amerikane në rezidencën e tij në qytetin Abotabad, 100 km larg Islamabadit.
Kryeministri britanik David Cameron përshëndeti vdekjen e tij duke e cilësuar “një sukses të madh”, por tha se kërcënimi i terrorizmit nuk merr fund me kaq.
Ministri i Jashtëm, William Hague tha se rrjeti terrorist mund të përpiqet të riorganizohet dhe u bëri thirrje britanikëve përtej detit që të shmangin grumbullimet në vendet publike.
Ndërsa ministri i Mbrojtjes, Liam Fox ka urdhëruar bazat ushtarake britanike, si ato brenda edhe ato jashtë vendit, që të mbajnë një nivel të lartë vigjilence.
Top Channel