Prezantohen projektet e Xhamisë së re të Tiranës

01/05/2011 15:55

Ndërtimi Xhamisë së re në Tiranë dhe muzeut të bashkëjetesës fetare, pjesë e së njëjtës ndërtesë, ka mberritur  në fazën e përzgjedhjes së kompanisë arkitekturore, projekti i së cilës do të implementohet në ndërtim.

Kryebashkiaku Edi Rama ka hapur konkursin ndërkombetar nga ku do të shpallet edhe projekti fitues. Që në fillim zoti Rama theksoi se ky konkurs pavarësisht se zhvillohet në një kohë fushate elektorale, mbetet jashtë kontekstit politik.

“Xhamia e re, që në asnjë mënyrë dhe për asnjë arsye nuk do donim të përfshinim për asnjë sekondë në kornizën e fushatës elektorale, apo në debatin politik”, tha kryebashkiaku Rama.

Një juri prej shtatë anëtarësh, katër prej tyre arkitekte ndërkombëtarë, do të shpallë fitues të hënën njërin nga pesë projektet e paraqituara.

Ndërtimi xhamisë së re në Tiranë ngjalli interesin e 100 studiove nga e gjithë bota prej të cilave, juria përzgjodhi  kompanitë “Andres Perera Ortega” nga Madridi, “Architecture Studio” e cila ka projektuar edhe planin e qendrës së Tiranës, “Studio Big”,  “Search”  dhe “Zaha Hadid Architects”.

Gjatë paradites së sotme pesë kompanitë arkitekturore kanë nisur prezantimin e detajuar të projekteve duke i dhënë të pranishmëve një ide se si do të duket kjo vepër kulti e cila është parashikuar të ndërtohet në sheshin prapa Pallatit të Kulturës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA