Humbje për Realin dhe Barcelonën

01/05/2011 08:00

Pas humbjes në shtëpinë e saj në Bernabeu në gjysmëfinalen e parë në Champions me Barcelonën, Reali pëson një tjetër goditje sërish në Bernabeu, ku është mundur në ndeshjen e kampionatit nga Saragoza me rezultatin 2-3.

Një tjetër humbje e rëndë kjo për djemtë e Mourinjos, që gjithnjë e më shumë zbresin me këmbë në tokë duke parë t’i largohet kampionati. Dopieta e Lafitës dhe goli i Gabit i dhanë fitoren Saragozës, ndërsa Serxhio Ramos dhe Benzema thjesht ngushtojnë diferencën e golave por nuk bëjnë asgjë për të shpëtuar humbjen.

Ndërkohë për t’u theksuar është fakti se sërish madrilenët e mbyllën lojën me dhjetë lojtarë pas daljes me kartonin e kuq të Karvajos.

Ndërkohë, nuk përfiton Barcelona që luan pak minuta pas tyre me Sociedatin. Edhe katalanasit janë mundur në transfertë, duke lënë të pandryshueshme diferencën me vendin e dytë. Tiago Alkantara zhbllokon lojën për skuadrën e Guardiolës në pjesën e parë ndërkohë që në dytën përmbysin vendasit gjithcka.

Ifran në minutën e 71-të shënon golin e barazimiut ndërkohë që 10 minuta më pas Prieto shënon edhe golin e avantazhit për Saragozën me 11 metërsh.

Kjo humbje e Barcelonës i mban ata sërish 8 pikë para Realit të Madridid katër ndeshje nga fundi.

 

Top Channel