Dyfishohen viktimat e kancerit

01/05/2011 19:55

Të sëmurët me kancer dhe vdekshmëria e personave me probleme onkologjike po dyfishohen në vendin tonë për shkak të kequshqyerjes, konsumit të alkolit, duhanit dhe një jetë jo aktive.

Mjekët onkologë bëjnë apel që të kujdesen për t’i parandaluar këto semundje duke përdorur aspirinën 100 mg pasi në fazat kur nis trajtimi, gjithcka bëhet edhe më vështirë, përfshirë dhe mungesën e ilaceve për semundje te tilla.

Në vendin tonë  vetëm pak nga pacientët që humbin shpresat për të mbijetuar marrin kujdes paliativ, që do të thotë, të kenë një fund më pak të dhimbshëm gjatë kohës që i japin fund trajtimit mjekësor dhe presin në shtëpi, për t’u ndarë nga jeta.

Eksperti amerikan Stephen Connor shprehet se kujdesi paliativ duhet të futet në sistemin shëndetësor.

“Kujdesi paliativ është mjaft i rëndësishëm pasi u jepet pacientëve në shtëpitë tyre. Ai përfshin anën mjekësore, qetësimin e dhimbjeve, menaxhimin e  simptomave si dhe anën psikologjike sociale dhe atë shpirtërore në mënyrë që të vuajnë sa më pak për të pasur një fund më pak të dhimbshëm”, thotë  dr. Stephen Connor, ekspert amerikan.

Prej dy ditësh në Tiranë është zhviluar Kongresi i Parë Mesdhetar i Kancerit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA