Uefa do të dënojë me 3 ndeshje Mourinho-n

30/04/2011 15:05

UEFA do të dënojë trajnerin e Real Madrid, Jose Mourinho, me tre ndeshje skualifikim në Ligën e Kampioneve.

Komiteti i Disiplinës dhe Kontrollit të organizmit drejtues të futbollit europian do të bëjë publik këtë dënim në datën 6 maj.

Një ndeshje pezullim për kartonin e kuq në Bernabeu (dënim që do të shlyejë të martën e ardhshme në Camp Nou), një ndeshje për deklaratat pas Real Madrid-Barcelona ku kritikoi ashpër “fuqinë” e katalanasve në futbollin europian dhe një tjetër për kritikat ndaj arbitrit gjerman Stark.

Top Channel