SHBA, kompanitë e duhanit fitojnë gjyqin

30/04/2011 12:30

Gjashtë kompanitë më të mëdha të duhanit në SHBA kanë mposhtur në një
proces gjyqësor spitalet që kërkonin shpërblim për trajtimin e
pacientëve me sëmundje të shkaktuara nga duhani.

37 spitale në shtetin e Misurit kishin paditur kompanitë duke i cilësuar produktet e tyre si “tepër të rrezikshme”.

Spitalet kërkonin mbi 455 milionë dollarë rimbursim për trajtimin e duhanpirësve të pasiguruar, të cilët nuk kishin paguar dot për ndihmën mjekësore.

Spitalet trajtojnë shumë persona të varfër, që s’kanë mundësi të paguajnë. Mjekët deklarojnë se etika mjekësore u kërkon atyre të mjekojnë këdo, pavarësisht mundësisë për të paguar.

Në cështjen në fjalë, spitalet deklaruan se kompanitë e duhanit manipuluan përmbajtjen e nikotinës në cigare dhe ndryshuan efektet e duhanit tek shëndeti. Por juria e hodhi poshtë pretendimin e tyre.

Top Channel