SHBA hedh poshtë akuzat e Jimmy Carter

30/04/2011 13:30

Autoritetet amerikane kanë mohuar akuzat e bëra nga ish-presidenti Jimmy
Carter, se SHBA mbajnë të bllokuara ndihmat ushqimore për Korenë e
Veriut.

Një zyrtar i Departamentit të Shtetit tha se qeveria koreano-veriore ishte përgjegjësja kryesore për gjendjen e vështirë të popullit të saj.

Ndihmat ushqimore amerikane u ndërprenë dy vjet më parë, pasi Peniani deklaroi se nuk i donte më ato.

Ndërkohë që së fundmi, qeveria e Kim Jong il ka paralajmëruar shkurtime të ushqimeve për shkak të dimrit të ashpër.

Programi Botëror për Ushqimin, i OKB-së, ka deklaruar se 3.5 milionë persona në Veri që vuajnë nga kequshqimi do të furnizohen me ndihma.

PBU ka nënvizuar se operacioni i tij do të përfshijë standartet më të larta të monitorimit dhe kontrollit, për t’u siguruar që ushqimi të shkojë në destinacionin e duhur.

Top Channel