Seria A, Inter shtyn festën e Milanit

30/04/2011 21:05

Një dygolësh i Giampaolo Pazzini në minutat e fundit të ndeshjes (’92 dhe ’95) bën që Inter të mundë 1-2 Cesenën në javën e 35-të të Serisë A.

Në fillim të pjesës së dytë, Cesena kalon në avantazh duke i hapur rrugën festës së Milanit nesër në rast fitoreje me Bolonjën, por Inter reagon duke shënuar dy herë në fund të ndeshjes.

Kjo fitore e zikaltërve bën që edhe nëse Milan fiton nesër, nuk shpallet ende kampion.

Top Channel