Nxirret arkivoli i Papa Gjon Palit të Dytë

30/04/2011 16:10

Një arkivol me dru qeparisi, brenda tij një tjetër prej plumbi e i treti
me dru arre. Diten e premte, gjashtë vjet pas vdekjes, u nxorr nga
varrezat e nendheshme te Vatikanit arkivoli i trefishte ku prehet trupi i
Papa Gjon Palit te Dyte.

Ai do te vendoset neser ne altarin qendror te bazilikes se Shen Pjetrit per homazhe. Mendohet qe besimtaret qe do t’i bejne homazh Papa Gjon Palit te Dyte do te jene aq te shumte sa bazilika do te mbetet e hapur deri ne oren pese te mengjesit te dites se hene.

Nderkohe ne Rome po dynden pelegrinet. Autobuze e avione po mbledhin ne kryeqytet besimtare nga e gjithe bota, te cilet duan te jene te pranishem ne lumturimin e Papes me te dashur te koheve tona. Sonte do te fillojne lutjet qe do te vazhdojne gjate gjithe nates ne Circo Massimo, ku mendohet se do te jene te pranishem mbi 150 mije besimtare.

Ne sheshin Shen Pjeter, ne ceremonine e lumturimit, perveç mbi nje milion besimtaresh, do te jene te pranishem edhe 87 delegacione zyrtare nga te kater anet e botes. Nga Shqiperia, pritet te marrin pjese presidenti Bamir Topi, kryeministri Sali Berisha dhe kryetarja e parlamentit Jozefina Topalli, ndersa nga Kosova kryeministri Hashim Thaçi.

Pikerisht prania e kaq shume delegacioneve zyrtare ka bere qe masat e sigurise te behen me te rrepta dhe te vendoset ndalimi i plote i qarkullimit ajror mbi kryeqytet gjate dites se diel.
 

Top Channel