Ndërtesa “Empire State” mbush 80 vjec
30/04/2011 12:10
Edhe pse 80 plot vjec, ajo vazhdon të jetë gratacela më e lartë e Nju
Jorkut, imazhi i pamohueshëm i Mollës së Madhe dhe ikona e arkitekturës
“Deco” të shekullit të 21-të.
Ajo preferohet nga regjisorët e Hollivudit dhe nga turistët e të gjithë botës, pasi ishte simboli i inovacionit në vitet ’30.
Por sot, ndërtesa “Empire State” është edhe një pallat i tëri “jeshil”, që furnizohet 100 për qind me energji të rinovueshme.
Ajo u inaugurua më 1 maj të vitit 1931 dhe “i vodhi” kurorën e ndërtimit strukturës më të lartë të globit, Kullës Eiffel.
Top Channel